Tjetër SKANDAL i turpshëm nga Katari: Po ndërtohen murre për të fshehur lagjet e varfra (VIDEO)

Që prej vendimit për organizimin e Kupës së Botës për vitin 2022, Katari është përballur me kritika të shumta.
Duke nisur që nga mënyra jo njerëzore e trajtimit të punëtorëve që ndërtuan stadiumet, e deri tek rregullat homofobike dhe kundër alkoolit të vendosura, për vendin e largët duket se nuk ka mbaruar asgjë.
Një tjetër skandal i turpshëm ka dalë në pah, teksa janë publikuar video që dëshmojnë se në zona të ndryshme, po ndërtohen murre të larta për të fshehur varfërinë në të cilën jetojnë njerëzit. Kështu lagjet e varfra do të “zhduken” nga ekzistenca gjatë periudhës së zhvillimit të kompeticionit, në mënyrë që publiku të shijojë vetëm “luksin”.
Shumë tifozë janë shprehur kundër vendimit t FIFA-s për zhvillimin e botërorit në Katar, teksa këtë gjë e kanë shprehur dhe me koreografi në ndeshje të ndryshme.