“Turp nuk keni?!”/ “Plas” sherri në Kuvend, Balla- Shehut: Në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta, teksa “mollë sherri” është bërë fjalimi i mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Europës, për raporti ne Dick Marty-t.

Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka cilësuar si një fjalim “pocaqi”, duke shtuar se e ka dëmtuar Kosovën. Kësaj deklarate i është përgjigjur socialisti Taulant Balla, i cili i ka kërkuar të tërheqë mbrapsht duke përmendur financimet ruse në PD, si një shkak që ky raport është votuar më herët.

ADVERTISING

Shehu:-” Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm dy diskutim. Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”.

Balla: -“E para tërhiqe mbrapsht atë për sipas teje fjalimin pocaqi. Kush është fjalimi pocaqi, që të zhbëjmë atë që keni bërë ju me Sali Berishën nga 2008. Në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse nga 2008. Është për fajin tuaj Tritan, që në 2008 kur Kovaçev, kryetar i delegacionit rus të partisë së Putinit ka depozituar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Martyt ju e votuat.

Turp nuk keni?! Si keni guxim?! PD bashkë me partinë e Metës në 25 janar 2011 keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë, e turpshme. Nuk ka miratuar kurrë një institucion ndërkombëtar si ajo rezolutë.

As te filmat, te kanali i filmave thriller nuk ekziston. Si ka mundësi Tritan. Duhet ta dish se Kuvendi nuk ka asnjë detyrë tjetër, sesa të zhbëjë atë tradhti që ke bërë ti, se ti ishte deri në vitin 2009 se të hoqën, ishte Saliu, zgjoje nga gjumi e të tregojë se një rezolutë nuk është kundërshtuar nga ju dhe është votuar.

Ne si Kuvend, kryeministri e Qeveria po bëjnë punën e tyre. Shqipëria nuk është vend i dorës së dytë më, po bëjmë një punë për të pastruar atë që keni bërë ju. Lufta e Kosovës është një luftë e pastër dhe për liri, ndaj e them troç nga Kuvendi, rroftë UÇK”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT