U dënua me 3 vite burg/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës arratiset nga Gjykata, policia asnjë gjurmë prej orës 13:00

Ish kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Mësohet se ish kryebashkiaku është larguar nga salla e gjyqit pasi iu caktua dënimi për 3 vite burg, ndërsa pritej arrestimi i tij.

Apeli i Shkodrës ka nxjerrë urdhër arresti dhe urdhër ekzekutimi vendimi. Prej orës 13:00 Fran Frrokaj  nuk gjendet nga forcat blu. Vazhdojnë kontrollet në Lezhë e Shkodër.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë,  tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT