U shfaq i vetmuar mes liderëve në Pragë, Vuçiç: Kam pasur takime të rëndësishme, po ishin në dhoma të veçanta

“Kam pasur takime bileaterale me njerëzit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, kam shkuar edhe në dhoma të veçanta”.

Kështu është shprehur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një video që qarkulloi me shpejtësi dje në rrjetet sociale, ku ai shfaqej i vetmuar në mes të sallës, në takimin e Pragës ku ndodheshin liderë nga gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor.

“Unë nuk iu afrova asaj tavoline, sepse kur dikush diskuton paqen mes dy vendeve është e pasjellshme të marrësh pjesë në atë takim”, ka thënë presidenti serb për mediat vendase, teksa ka treguar se me cilët politikanë është takuar.

“Kam pasur një dypalëshe me Sanchezin, me Macron në të njëjtën kohë, me Mitsotakis, Orban, me kryeministrin irlandez, nuk e di nëse i kam renditur të gjithë”, është shprehur Aleksandër Vuçiç. “Do të ishte e vështirë të gjesh dikë me të cilin nuk kam folur.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT