Ushtria e Ukrainës: Trupat ruse “derë më derë” në zonat e pushtuara, rekrutojnë të rinjtë tanë për luftë

Forcat ruse po kryejnë kontrolle “derë më derë” në zonat e pushtuara të Ukrainës, duke kërkuar për të rinj në moshë rekrutimi, tha të hënën ushtria ukrainase.

“Në territoret e pushtuara përkohësisht, vazhdojnë masat e mobilizimit, gjatë të cilave forcat okupuese kryejnë kontrolle derë më derë dhe bëjnë listat e burrave në moshë rekrutimi,” tha në një deklaratë Komanda Operacionale e Ukrainës.

Forcat ruse gjithashtu kanë shtuar kontrollet e dokumenteve në pikat e kontrollit, duke e bërë “sa më të vështirë të jetë e mundur” largimin nga zonat e pushtuara, vijon deklarata.

Moska thotë se do të “vazhdojë konsultimin” me banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson për të përcaktuar kufijtë e saktë të rajoneve të Ukrainës që pretendohet se janë aneksuar nga Rusia.

“Sa i përket Khersonit dhe Zaporizhzhisë (rajonet), ne do të vazhdojmë konsultimet me popullsinë e këtyre rajoneve”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov të hënën, kur u pyet për të sqaruar kufijtë e territoreve të aneksuara nga Federata Ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT