Vendoret/ Berisha takon krerët e partive aleate: Arritëm marrëveshjen, do dalim me një kandidat për përbashkët

SaIi Berisha ka arritur marrëveshjen me partitë aleate të Partisë Demorkatike, që të dalin me një kandidat të përbashkëtnë zgjedhjet vendore të 2023.

“Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate. U diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.  Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftim./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT