Vetëm një deputet votoi pro Begajt nga opozita, a ishte Idrizi? Kreu i PDIU-së: Kam patur njohje dhe më parë…

I ftuar ditën e sotme në “ Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu ka qenë kryetari PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Ndër të tjera në fjalën e tij, Idrizi ka folur dhe për takimin me Presidentitn e Republikës, Bajram Begaj pak ditë më parë.

Ai është shprehur se ka patur njohje të mëparshme me Preisidentin teksa gëzon një respekt të madh për të, si nga ana njerëzore por dhe ajo profesionale.

Në kuadër të kësaj kujtojmë se gjatë kohës së votimit për Presidentin e ri të Republikës, ishte vetëm një deputet nga ana e opozitës që ka votuar por zgjedhjes së tij.

Edhe pse Idrizi nuk e ka pranuar këtë gjë hapur, nëse ishte ai i vetmi deputet i opozitës që ka votuar për zgjedhjen e Begajt si President i Republikës, duket se fliste për këtë të fundit me nota shumë pozitive dhe dashamirëse.

Ndër të tjera Idrizi është shprehur se Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe është i njëjtë si për opozitën dhe mazhorancën.

“ Unë kam patur një njohje me Presidentin edhe më parë. Në njohje të afërta para se të bëhet president në kuptimin njerëzor dhe profesional, unë ruaj respektin më të madh.

Është një alternativë e mirë për të qenë President i Republikës,  por padyshim që nuk e ka të lehtë në këtë situatë politike.

I takon atij të jetë mbi palët, të jetë President i Republikës i të gjithë shqiptarëve. “- tha Idrizi.

Pyetja e gazetarit Samarxhiu: E zbuluam votën e opoziës për Begajn. Sepse ka qenë një deputet i opozitës që ka votuar për të.

“Në fakt nuk është ndonjë gabim dhe sakrilegj sepse votimi për Presidentin e Republikës është ndryshe nga të gjitha votimet e tjera sepse ne po kërkojmë dikë të jetë mbi palët edhe i opozitës edhe pozitës. “- shtoi Idrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT