VIDEO/ Anëtarja e “Rithemelimit”, revoltohet me kryeministrin: Bini nënës një snajper…

Dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur sot thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar për çmimet e larta të ushqimeve dhe naftës në qytetin e Elbasanit.

Në shenjë proteste, një grup shoferësh kanë vendosur të fikin makinat në bulevardin përgjatë kalasë së qytetit, ku edhe janë grumbulluar protestuesit.

Qytetarët para mikrofoneve janë shprehur të pakënaqur për rritjen e çmimeve, por edhe për ikjen masive të të rinjve jashtë shteti.

Kështë ka ndodhur dhe me një grua e cila ka folur tejet e revoltuar duke e quajtuar kryeministrin një “drogmen”.

“Mjerë popullin e shkretë çfarë e ka gjetur me një drogmen, që është në dorën e atij. Atë po nuk e hoqi qafe njeri, bini nënës një snajper edhe… ta vras mu në lule të ballit. Çfarë do më bëjnë mua ata”, tha qytetarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT