VIDEO/ Artan Hoxha nxjerr videon e plotë pas krimit të dyfishtë: Si u ekzekutua miku i ngushtë i Ervis Martinajt

Gazetari Artan Hoxha ka treguar së fundmi disa detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak kohë më parë.
Kujtojmë se Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit.
Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Hoxha për këtë ngjarje deklaron se kjo është një vrasje e pastër me pagesë dhe një grabitje siç u pretendua. Sipas Hoxhës Bujar Lika i njohur si Ari, ka qenë njeriu më i afërt i Ervis Martinajt.
Hoxha thekson se vrasësit janë kujdesur që të kryejnë porosinë deri në fund majde kanë krijuar edhe alibinë e grabitjes për të mos u zbuluar.