Zbardhen PRAPASKENAT/ I anuluan darkën, Rama reagon ndaj Asamblesë së KiE: S’u ndjenë mirë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të disa prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës të cilët refuzuan të shkojnë në darkën e shtruar nga misioni shqiptar në Strasburg.
Ndërs ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, Rama thekson se ata kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen, por e anuluan atë me arsyetimin se “nuk ndiheshin mirë” pas fjalimit të tij.
Rama nuk la pa përmendur edhe opozitën, të cilët e kanë komentuar në lidhje me fjalimin e tij të mbajtur ditën e djeshme.
“Përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!”, është shprehur Rama ndaj opozitarëve.
Postimi i plotë në Twitter: