“Zgjedhësit me të njëjtin kod nuk mund të ndahen”, Celibashi kërkesë Çuçit: Të rishikohen listat e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Ministrisë së Brendshme të sistemojë listat e zgjedhësve, për t’i patur ato gati për zgjedhjet vendore më 14 Maj 2023.

Sipas shkresës, në listën e zgjedhësve ku ka mbi 1000 zgjedhës në zonën e qendrës së votimit, KQZ ka kërkuar të shtohet kriteri që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme.

Sipas KQZ, numri i zgjedhësve që duhet të lëvizin nga një qendër votimi në tjetrën, për shkak të këtij ndryshimi, në rang vendi shkon në 15 % të të gjithë numrit. Në kryeqytet, sipas KQZ, kjo shifër arrin në 30.8 %.

Sipas shkesës drejtuar KQZ-së, “zgjedhësve që duhet t’u ndryshohen qendrat e votimit në këtë rast, përkatësisht nuk iu ndryshon zona e qendrës së votimit. Nuk ndryshon adresa e QV. Në këtë rast zgjedhësi përkatësisht do të votojë përsëri në të njëjtën godinë, por thjesht do t’i ndryshojë kati apo dhoma, ku është vendosur qendra e re e votimit”.

Komision Qendror i Zgjedhjeve thekson se e ka konsultuar këtë ndryshim me forcat politike dhe shprehet se kjo është pranuar nga të gjitha palët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT