Zgjedhjet vendore 2023/ Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën, do garojë në primare

Deputeti i PD, Belind Këlliçi do të prezantojë prezanton kandidaturën për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi do prezantojë kandidaturën në një deklaratë nga selia blu.

Ish-kryeministri Berisha, nga konferenca ku nënshkroi marrëveshjen me Metën për zgjedhjet vendore, e përgëzoi për vendimin e tij.

Por, Berisha theksoi se ka edhe persona të tjerë që kanë shprehur dëshirën për të qenë kandidatë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë edhe nga mandati i deputetit, ndërsa do jenë primaret që sipas Berishës e Metës, do vendosin kush do garojë për kryetar bashkie për kryeqytetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT