Zyrtari rus bën paralajmërimin: Do ketë Luftë të Tretë Botërore nëse Ukraina…

Ukraina vijon ende të jetë nën sulmet e ushtarëve rusë, teksa një zyrtar i Rusisë ka bërë paralajmërimin e fortë duke kërcënuar me përshkallëzim të sulmeve nëse Ukraina do të pranohet në NATO.

“Nëse Ukraina pranohet në aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, atëherë konflikti në Ukrainë do të garantohej të përshkallëzohej në Luftën e Tretë Botërore”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Këshillit të Sigurimit rus.

Ndërkohë anëtarësimi i plotë në NATO për Ukrainën është larg sepse të gjithë 30 anëtarët e aleancës do të duhet të japin pëlqimin e tyre.

Presidenti Vladimir Putin ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Shtetet e Bashkuara për nxitjen e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT