1 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, Spahia del në terren dhe paralajmëron: Priten orë të vështira

Moti i keq ka rënduar situatën në Shkodër, ku përveç reshjeve shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre. Rreth1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka zbritur në terren dhe ka parë nga afër situatën. Ai i bëri thirrje KESH që të informojë në kohë reale mbi shkarkimet, pasi në varësi të tyre varen ndërhyrjet në terren.

Gjithashtu Spahia paralajmëroi se si pasojë e shkakrimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira në vijim.

“Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara“ shkruan kryebashkiaku në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT