A do të jetë Berlusconi heroi që do i japë fund luftës Rusi-Ukrainë?

Silvio Berlusconi beson se ai është personi që mund të bindë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe synon ta bëjë këtë para Krishtlindjeve, sipas Spectator.
Manjati mediatik 86-vjeçar dëshiron një marrëveshje paqeje, të ndërmjetësuar nga ai vetë, dhe avioni i tij privat tashmë është në gatishmëri, raporton SKY News.
Vittorio Sgarbi, i besuari i Berlusconit, ka thënë se Berlusconi po mendon veten e tij si ndërmjetësuesin e vetëm të mundshëm.
“Ai beson se mund ta arrijë paqen dhe nëse e bën, pa cenuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero global”, tha ai.
Berlusconi ka luajtur më parë rolin e ndërmjetësit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë, veçanërisht në samitin e Romës në 2002, i cili çoi në krijimin e një këshilli të përhershëm NATO-Rusi.