A do tentojnë ta marrin kryeministrinë me dhunë në protestën e 12 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me protestën e paralajmëruar më 12 nëntor dhe nëse do të ketë skenarë dhune.

I pyetur nëse do tentohet të merret me dhunë kryeministria,  Berisha as nuk e mohoi as nuk e pohoi këtë gjë në përgjigjen e tij. Ndër të tjera, ai theksoi se i qëndron parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që sipas tij  është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.

Pyetje: A do jetë një protestë paqësore ajo e 12 nëntorit apo do tentohet të merret godina e kryeministrisë sipas disa thashethemeve?

Sali Berisha: Se cili është skenari i protestës ajo do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT