Akuzat e Berishës “zgjojnë” Bashën/ Ish-kreu i PD: Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me akuzat e ngritura nga Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me portin e Durrësit.

Teksa më herët Berisha e cilësoi projektin e ndërtimit të portit si një aferë të përbashkët të kryemi9nistrit Edi Rama dhe Bashës, ky i fundit shprehet se këto akuza janë ngritur për të fshehur diçka.

Duke iu referuar Berishës me termin “non grata”, Basha shprehet se ish-kryeministri po bashkëpunon me Ramën por dhe me Ilir Metën, duke i cilësuar si “trekëndëshi i bermudës”.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”- shktuan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT