Akuzat për Portin e Durrësit/ Vangjeli: Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën!

Për analistin Lorenc Vangjelin, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është i besueshëm edhe kur thotë të vërtetën.
Komentin Vangjeli e bëri gjatë emisionit ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa dha një përgjigje për reagimin e tij për akuzat e Sali Berishës se Basha dhe Rama kanë 40% të aksioneve.
‘Edhe për histori të tillë shikoj ish-kryetarin e opozitës kandidatin për kryeministër të djeshëm që ka shpenzuar vetëm 2 rreshta në tëiotter dhe ato të shkuara nga i phone. Mund të pohoj se Lulzim Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën. Edhe nëse kjo është e vërtetë, e vërteta e tij është shumë e vështirë për t’u besuar. Ka disa njerëz që edhe kur thotë në vërteten janë të pabesueshëm.
Basha është njeri prej tyre. Në bindjen e Berishës, dhe pjesërisht ka të drejtë Bashën se sheh si pjesë të qeverisjes por si shtojcë. Në këtë pikë Berisha nuk e ka gabim që e sulmon Bashën si shtojcë të qeverisjes. Palët ulen dhe llogaritë i bëjnë në letër pa i hyrë thelbit të gjësë. Mazhoranca refuzon të bëjë transparencë të plotë. Vetëm transparenca mund të qartësojë diçka.’– u shpreh Vangjeli.