Ambasadori i SHBA-ve përgëzon Vuçiç: Angazhimi për zgjidhjen e tensioneve në veri është konstruktiv

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë.

Takimi mes Hillit dhe Vuçiqit, vjen pas atij të djeshmit në Bruksel që presidenti serb pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur”, u tha Hill gazetarëve pas takimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT