Ambasadorja e SHBA-së në OKB reagon pas takimit me Ramën: Vlerësoj qëndrimet e Shqipërisë përballë agresionit rus dhe…

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se ka qenë kënaqësi të takohej me kryeministrin, teksa më tej ka zbardhur dhe detaje lidhur me këtë takim

Ajo bën me dije se ka falenderuar kryeministrin Rama për partneritetin e palëkundur të Shqipërisë, veçanërisht përballë kërcënimeve nga agresioni rus dhe aulmeve kibernetike iraniane.

“Kënaqësi të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa, shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, e falenderova për partneritetin e palëkundur të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve nga agresioni rus dhe sulmet kibernetike iraniane”, shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT