Ambasadorja Kim tregon arsyen e vizitës në SPAK: Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund

Ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter se ishte takuar me Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare.

Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian,” – shkroi Kim.

Takimi i fundit i Kim me Krajën ka qenë më 13 shtator, për 30 minuta. Arsyeja e vizitës asokohe nuk u bë me dije.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT