Arian Çani: Edi Rama e ka mbushur kupën, Berisha duhet ta rrëzojë sa më parë

Arian Çani komentoi protestën e opozitës e cila i mbajt sot.
Çani deklaroi se opozita duhet ta rrëzojë Edi Ramën i cili është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën pasi nuk pyet për asnjë ligj.
“Opozita duhet të rrëzojë një njeri që është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën.
Bën çfarë ka qejf dhe nuk pyet për ligjet.
Nuk është se ky ka tre vjet në pushtet dhe hajde të ndihmojë publikun se ky po e tepron pak, ky e ka mbushur kupën.
Opozita duhet të mendojë ralisht për skemat si rrëzohet ky”-tha Çani.