Arrestohet burri i njërës prej infermiereve te azilit te pleqve. Ja cfare po pergatiste

Një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës te qendra për të moshuar “Orenda” në Pejë.

I andaluari është burri i njëres prej infermiereve të “Orendas” të cilat e dhunuan fizikisht një grua të moshuar në një strehimore në Pejë.Dyshohet se bashkëshorti ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj, për suspendimin nga puna të gruas së tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Pejës, Veton Elshani.

Ai tha se burri u ndalua për kanosje, ndërsa tani është duke u intervistuar.

Deri më tani janë arrestuar tri infermiere të shtëpisë së pleqve “Orenda” në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë./21Media

Back to top button
LAJMET E FUNDIT