Artur Zheji foli për takim sekret Berisha-Alibeaj. I përgjigjet kreu në detyrë i PD!

Artur Zheji, deklaroi në një panel se është zhvilluar një takim sekret ndërmjet Enkelejt Alibeajt e Sali Berishës, ku është rritur doza e fantazisë.
Atij i është përgjigjur menjëherë kreu i grupit të PD-së, që shkroi në “Twitter”:
“Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD.
Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.
I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin !”, shkruan Alibeaj.