Balla-Berishës: Je ura lidhëse e PD me rublat ruse, ta vërtetoj me dokumente nëse ke burrëri!

Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD Sali Berisha se është personi i lidhjes së financimit rus me Partinë Demokratike. Sipas Ballës ka një dosje që e tregon këtë lidhje, por askush nga PD nuk guxon që ta ngrejë si pyetje.

Balla tha sot në Kuvend se është i gatshëm që të vërtetojë me dokumente që Berisha është “lidhja drejt borderove ruse.”

Balla: Do të kujtoja që sa herë shqiptarët kanë pasur një cështje të madhe para, Saliu ka bërë diçka që e ka prishur. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur të gjithë i kanë sytë në Kosovë tek një skenari i listës serbe, Saliun e ke në protestë. Putin i ka shpallur luftë Europës, Saliun e ke në të njëjtën gjuhë me Putinin dhe Kameni i Iranit, që na konsideroi një vend të vogël dhe të rrezikshëm.

E di që një pjesë e juaja nuk gjen dot forcën e të ngrihet nëj pyetje: Si ka mundësi që CIA thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe përmes një kompanie guackë? Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi.

U erdhi shumë keq dhe transferuan për ju 600 mijë dollarë. Kur Donald LU i vuri para dosjen, Saliu doli me vrap për ta kundërshtuar.

A ju kanë treguar se në atë dosje thuhet se Sali Berisha ka lidhje me lubrat ruse? Sesi Berisha është  lidhja e bordeve ruse, sesi Berisha theu embragon për të furnziuar makina e Millosheviçit?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT