“Bedelat e Putinit”/ Frrok Çupi: Protesta e 12 nëntorit u financua nga Rusia!

Analisti Frrok Çupi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se protesta e opozitës më 12 nëntor u financua nga Rusia.

Sipas tij, ishte një protestë ku njerëzit u grumbulluan të detyruar nga politika dhe pas dy orësh, ku lideri mbajti fjalimin e tij, ju tha të shkonin në shtëpi.

“Këto protesta nuk i duhen shoqërisë, as nuk kanë vlerë, nuk bëjnë asnjë efekt mbi zgjidhjet e problemeve,” – u shpreh Çupi.

Një mendim të tillë më herët e shprehu dhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili solli në vëmendje se si në asnjë nga fjalimet nuk u përmend agresioni rus në Ukrainë. Ai madje i quajti Berishën dhe Metën, “bedelat e  Putinit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT