Berisha “kërcënon” Erdogan: Do prishim marrëdhëniet me Turqinë po mbështete Ramën, s’na ble dot me një xhami

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me prindërit dhe edukatorët e kopështit turk që u mbyll rreth një muaj më parë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar këtë vendim të qeverisë të diktuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Berisha tha se Shqipëria s’mund të jetë një shtet sovran nëse merr urdhra nga vendet e tjera dhe i zbaton ato.
Berisha i bën thirrje presidentit turk të mos “investojë” tek vasali i tij, Edi Rama pasi në këtë mënyrë cenon vijueshmërinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
“Rama propagandon lavdërimet që merr nga ata që e urdhëruan. Është në shkelje më flagrante të të drejtave të fëmijëve. Është në shkelje të të gjithë konventave që mbrojnë fëmijët. Do shihet mundësia e padisë së tij në të gjitha gjykatat.
Po të jetë puna për terrorizëm, ky është akt terrori ndaj fëmijëve që e ushtron Rama me urdhër nga padroni i tij. Çfarë pune kanë fëmijët. Në këtë mënyrë, kur arrin të marrë një vendim kundër fëmijëve, prisni ju çfarë do ndodhë me komunitetin mysliman.
Këtë të kopshtit e quaj aktin më të rëndë. Nuk mund ta marrë kush këtë akt. Si mund të ndihesh shqiptar ti që merr këtë vendim. Ka ndërtuar një xhami për të sunduar, do ia paguajmë një nga një. Nuk mund të sundohet Shqiopëria duke ndërtuar një xhami.
Ky është njeri pa asnjë lloj morali. Për t’u ekstraduar një gazetar, duhet të ndiqeshin rregullat, Vuçiçi nuk pranoi ta ekstradonte. Ky e bëri. Gazetari mund të kishte probleme, por procesin duhet ta bësh transparente. Kjo e fëmijëve tuaj është faqja më e shëmtuar, por jo e vetme.
Këtu ndodhin shumë zhvillime. Unë ju shpreh solidaritetin më të plotë timin dhe PD-së. Zërin tonë do e ngremë kudo, Shqipëria nuk mund të jetë vend sovran duke marrë urdhra nga vende të tjera.
I rikujtoj presidentit të Turqisë, duke investuar në këtë mënyrë tek një vasal i tij në Tiranë, nuk është kjo në interesin prespektiv të marrëdhënieve mes dy vendeve. Interesat turke nuk mund të respektohen në këtë vend”, tha Berisha.