Berisha sulmon Erdoganin, thotë se shkarkoi Ditmir Bushatin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke e akuzuar se ka ndërhyrë në  një sërë çështjesh të brendshme të Shqipërisë.

Berisha tha në emisionin “Quo Vadis” se Erdogan ka ndërhyrë në mbylljen e kopshtit turk në Tiranë duke cënuar sovranitetin e vendit tonë.

“Kam qenë shumë serioz e kam punuar gjithë jetën për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë. Edhe do punoj.  Por kurrë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj. Si e ndieja veten unë sot para fëmijëve që iu mbylli kopshtin Edi Rama me turpin e tij?

Nëse Erdogan nënkupton marrëdhëniet me Shqipërinë si me një provincë të dikurshme të ish-Perandorisë, kjo është vetëm dëmtim serioz i marrëdhënieve. Dhe unë deklaroj që  PD nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë dhe cënimin e sovranitetit”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Erdogan ka ndërhyrë edhe për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Po pse iku Dimtiri? Kush e shkarkoi? Sepse kërkuan ata”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT