Çfarë po ndodh në PD/ Deputeti demokrat lë mandatin, ja arsyeja e dorëheqjes

Deputeti demokrat Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Mësohet se deputeti ka dorëzuar sot në Kuvend dorëheqjen, duke shprehur se ky vendim ishte personal.
Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen më 8 nëntor, ndërsa e mori mandatin në zgjedhjet e vitit 2021. Në kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha ai u zgjodh kryetar i grupit parlamentar, post nga i cili dha gjithashtu dorëheqjen.
Ndërkohë pritet që në vend të tij në Kuvendin e Shqipërisë të hyjë Petrit Doda.
Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet. Petrit Doda në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 5987 vota.