Çfarë po ndodh në Sarandë?! Nis transferimi i të burgosurve drejt…

Sot në orët e para të mëngjesit, është mbyllur përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandës.
Pas mbylljes së institucionit, ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.
Sa i përket stafit të institucioni të paraburgimit të Sarandës, mësohet se një pjesë ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.