Çfarë po ndodh në Serbi? Forcat e armatosura në gatishmëri lufte, ministri: Askush nuk duhet të…

Serbia ka ngritur ditën e sotme Forcat e saj të Armatosura në nivel gatishmërie lufte.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm serb, Millosh Vuçeviç, teksa ky vendim është urdhëruar nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Mediat vendase raportojnë se ushtria është ngritur në gatishmëri për shkak të situatës në Kosovë dhe tensioneve të fundit për shkak të targave.
“Ushtria është e përgatitur të zbatojë të gjitha urdhrat e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura dhe presidentit serb Vuçiç, duke mbrojtur të gjithë qytetarët serbë, përfshirë serbët në Kosovë, dhe se askush nuk duhet të dyshojë në këtë”- deklaroi ministri.