Çfarë po ndodh? Pezullohet Drejtori i Policisë në veri të Kosovës

Ushtruesi Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka spezulluar nga detyra drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriç.

Kjo për shkjak se Gjuriç ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave, shkruan REL.

Sipas një njoftimi zyrtar, pezullii i Gjuriçit u bë për shkak të “mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare”.

Pezullimin e tij, e rekomandoi më herët gjatë 3 nëntori Inspektorati Policor i Kosovës, i cili tha se Gjuriq dyshohet për veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrje për rezistencë”.

Ditën e djeshme, Gjuriç tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriç më 2 nëntor dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT