Deklaratat e Berishës, Rama: Llum! Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e Sali Berishës, ku e e cilësonte Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm në Evropë.

Përmes një reagimi në “Twitter”, Rama e cilësoi si “llum”, teksa shtoi se jo besimi por as vështrimi nuk duhet hedhur.

“Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT