Deputeti bën thirrje për vigjilencë: Në veri rrezikohet t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Xhavit Haliti paralajmëroi se ka rrezik që situata në Veri të përshkallëzohet.

Ai tha se kur të vijë koha për prerejen e gjobave, rrezikohen të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët.

Mes të tjerash Haliti thekson se serbët në veri do t’iu vënë flakën pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vihet flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është të bindë Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serbë në veri.

“Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, u shpreh Haliti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT