Detaje TRONDITËSE/ Si i mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe dy djemtë radikalisti në Tiranë, shtëpia pa drita dhe pa ujë…

Detaje të rënda janë zbardhur nga rasti i rëndë i zbuluar ditën e sotëm në tiranë, ku një 52-vjeçar mbante familjen e tij të ngujuar prej 6 vitesh.

Mësohet se Xherxh (Gjergj) Laçi kishte jetuar prej disa kohësh në Itali dhe më pas është kthyer në Tiranë.

Bashkëshortja e tij kishte 6 vite që nuk dilte nga banesa, ndërkohë që dy djemtë e tyre të moshave 15 dhe 17 vjeç kanë mbaruar vetëm shkollën 9-vjeçare dhe prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia.

Kryefamiljari Laçi ishte i vetmi që dilte nga shtëpia, teksa së bashku me një të afërm u sillte ushqim.

“Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, u ka thënë ai duke i kërcënuar dhe dhunuar vazhdimisht me armë të ftohta.

Shtëpia në fund të rrugës “5 Maji” ku banonte familja me katër anëtarë, nuk kishte as drita, as ujë dhe as televizor, madje dritaret ishin të mbyllura për të mos hyrë drita.

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk kishte shkelur përtej pragut të banesës.

Nga na tjetër, kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT