“Do rrimë këtu non stop”, Kuvendi ndërpritet, Berisha me deputetët “Foltores” vijojnë debatin nga “Facebook-u” ish-kryeministrit

Kuvendi është ndërprerë për shkak të debateve, pasi Sali Berisha bllokoi “Foltoren” në Kuvend.
Edhe pse seanca u ndërpre Berisha dhe deputetët e “Foltores” kanë vijuar debatin “live” nga “Facebook-u” i ish-kryeministrit.
Ata madje paralajmëruan se do të rrinë atje non stop nëse nuk u jepet e drejta e fjalës në Kuvend.
“Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi” tha Berisha gjatë fjalës së tij.