E FUNDIT/ “Dëbohet” diplomatja ruse, Shqipëria i refuzon vizën e akreditimit një diplomateje të OKB

Shqipëria i ka refuzuar vizën e akreditimit një shtetaseje ruse e cila është përzgjedhur për të përfaqësuar UNODC, Zyrën e Kombeve të bashkuara për drogën dhe krimit.
Pa dhënë shpjegime të detajuara një burim diplomatik i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Shqipëria nuk e ka miratuar kërkesën e Zyrës së Kombeve të bashkuara për të sjellë diplomaten ruse Naida Chamilova e cila mban një pasaportë të një vendi të BE.
Detaje RRËQETHËSE/ 12-vjeçarja në Pogradec rrëfen se kreu marrëdhënie pa dëshirën e saj, djali me probleme të shëndetit mendor
Të njëjtat burime theksuan se vendimi është marrë pas konsultimeve me strukturat inteligjente të vendit tonë.
I nxorën zemrën në spitalin në Spanjë/ Çfarë po e mban “peng” letërporosinë e Saimir Sulës
Në të shkuarën rusja Naida Chamilova ka punuar si përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në Kiev të Ukrainës./ Top Channel