Erion Braçe reagon pas plagosjes së kryebashkiakut të PS: Është shumë e rëndë, Kokoneshi s’ka pasur asnjë konflikt

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pas plagosjes me thikë të kryeashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmir Bullari.

Braçe e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë, ndërsa theksoi se në momentin kur u plagos zyrtari socialist ka qenë në punë.

“Ngjarja e Divjakës është shumë shumë e rëndë. Tani ka shumë rëndësi shëndeti i kryetarit të bashkisë, Fredi Kokoneshi dhe i punonjësit të Bashkisë, Gazmir Bullari, ose Miri siç e njohim ne.

Fokusohuni tek shëndeti ka kohë për ti shkuar gjërave deri në fund. S’ka ndodhur asnjë konflikt në poliklinikën e Divjakës. Zero, kryetari i bashkisë ka qenë në punë, jo në poliklinikë”, tha Braçe.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë. Autori i dyshuar 46 vjeçari Orgest Xhelili u shoqërua në komisariat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT