“Është vendosur në gatishmëri ushtria serbe”/ Ministri i Brendshëm për vendimin e targave: Nuk u tërhoqëm por…

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla për të folur mbi vendimin e reciprocitetit të targava.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, se pse Kosova u tërhoq nga vendimi për targat, ministri është shprehur se Kosova nuk është tërhequr por e ka modifikuar qasjen e saj.

“Ne nuk u tërhoqëm por modifikuam qasjen fillestare. Nuk ka patur fare gatishmëri nga pala serbe per të zgjidhur këtë cështje dhe në këtë kuadër kemi edhe reagimin e të gjithë aleatëve.

Ne kishim dallime në implementim.

Tani kemi dhe një incident për të ashtëquajtur fluturimin e dronëvë mbi tëerritorin e Serbisë dhe ata kanë ngritur në gatishmëri ushtrinë dhe ka vendosur trupat pranë kufirit.

E mira e Kosovës dhe të gjithëve në rajonë është që Serbia të demokratizohet. “- tha ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT