FOTOLAJM/ Në 110-vjetorin e Pavarësisë, “Google” surprizon shqiptarët

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, motori i kërkimit “Google” është ‘veshur’ kuq e zi.

Pas mesnate, në faqen e parë të “Google” është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit.

FOTOLAJM/ Në 110-vjetorin e Pavarësisë, “Google”

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Vizatimi i sotëm për Ditën e Pavarësisë shfaq flamurin kombëtar shqiptar që valvitet në qiellin blu,” shkruhet në shpjegimin e Doodle-t për sot.

Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT