Intervista e Metës për BBC, i përgjigjet Rama: Llum që as duhet parë me sy! Shan Shqipërinë në gjuhë të huaj

Kryeministri Edi Rama sulmon ish-presidentin Ilir Meta, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, për intervistën që ky i fundit dha dy ditë më parë për radion britanike BBC, ku shprehej se largimi i të rinjve ishte vinte si pasojë e politikanëve të qeverisë.

Rama thotë se të tillë politikanë që shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj dhe luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, as duhen parë e më jo besuar me votë.

“Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur”, shkruan Rama në Twitter.

Çfarë deklaroi ndër të tjera Meta, për BBC:

“Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend.

Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi. Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT