“Ja sa shkon çmimi i tritolit në treg…”/ Karamuço: Si mund të ndodh atentati në një zonë të mbikqyrur?

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka qenë pasditen e sotme i ftuar në ‘Zona Zero’ në Top News.
Ndër të tjera në fjalën e tij eksperti ka treguar se tritoli si lëndë e parë dhe e papërpunuar mund të blihet në treg madje dhe me çmim shumë të lirë.
“Tritoli gjendet shumë lehtë në treg dhe blihet lirë nëse e blenë në formën më primitive ai nuk shkon më shumë se 500 euro.’- u shpreh eksperti.
Gjithashtu profesori ka komentuar edhe dy ngjarjet me armë zjarri tek Kodra e Diellit. Ai shpreh çudi se si në një zonë kaq të mbikqyrur nga policia por edhe kamerat e sigurisë mund të ndodhin ngjarje të tilla.
“Tek Kodra e Diellit ka një javë që kanë nddhur dy ngjarje. Njëra mes dy komshinjëve tjetra atentat.
Ajo është një zonë ku banojnë shumica e gazetarëve, gjyqëtarve, prokurorve një zonë e mbrojtur dhe e mbikqyruar nga kamerat. Si mund të ndodh dicka e tillë në këtë zonë.
Ne kemi postoblloloqe çdo fundjave, çdo 200 apo 300 metra por ja që ndodh një ngjarje e tillë në mes të javës. Gjatë javës, e pa kontrolluar , pa postobllok. Duhet një strategji ndryshe se si veprohet në këtë rast. “- tha Karamuço në ‘Zona Zero’.