“Jemi në shënjestër”/ Karmauço ngre alarmin: Janë hakuar rreth 50 mln fjalëkalime llogarish në Shqipëri

Prej disa kohësh tashmë Shqipëria është bërë pre e disa sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike.
Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë fjalëkalime, sidomos të PayPalit, dhe në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare.
Karamuço u sugjeroi përdoruesve shqiptarë që të ndërrojnë fjalëkalimet, sepse sipas tij kjo gjë nuk është diskutuar fare në Shqipëri, ndërkohë që risku është konkret dhe duhet një strategji e mirëfilltë.
‘Ato që janë marrë nga ana e hakersave, dhe kjo ka dëme katastrofale, disa mund të jenë infektuar, sepse ata nuk targetojnë vetëm individë të zakonshëm’, tha profesori i kriminologjisë Karamuço, për abc.news.
Sipas tij jemi një shenjestër e vazhdueshme për hakerat, sidomos ata iranianë.