Kërcënime ndaj drejtësisë, Yuri Kim takim urgjent me prokurorët e SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 12:00, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Kim pranë ambienteve te SPAK. Ajo ka qëndruar për rreth 30 minuta.

Takimi i fundit i Kim me Krajën ka qenë më 13 shtator, përsëri në të njëjtën kohëzgjatje qëndrimi. Edhe para një muaji arsyeja e vizitës nuk u bë me dije.

Kreu i SPAK Arben Kraja, në një deklaratë për mediat pak ditë më parë tha se ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.

”Ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm, janë kërcënuar, por ka pasur dhe presione”- tha Kraja.

Kraja përfundon mandatin në 18 dhjetor ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT