KQZ: Formulari i vetëdeklarimit të Ori Nebiajt nuk është depozituar te ne, s’ka as firmë. Nebiaj: E dorëzoj nesër, ky është privilegji më i madh i jetës time
KQZ ka reaguar lidhur me qarkullimin në medie të një formulari vetëdeklarimi të moderatores Ori Nebaj për mandatin e deputetes.
KQZ bën me dije se formulari nuk është depozituar ende në KQZ dhe se formulari i publikuar në medie nuk ka dalë nga KQZ dhe as depozituar atje.
“Duke marrë shkas nga pyetjet e shume prej jush në lidhje me formularin e vetëdeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk është depozituar ende në KQZ.
Formulari i publikuar ne media është pa firme as te zj. Nebiaj, çka do të thotë nuk është formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do t’ju ve ne dijeni si gjithmonë” – sqaron KQZ.
Nebiaj ndërkohë, reagoi vetë në rrjetet sociale.
“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqsoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë.
Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan ajo.
Ori Nebiaj pritet të marrë mandatin pas dorëheqjes së Grida Dumes la PD-në dhe shkoi si moderatore në Top Channel.