“Me një të rënë nuk rrëzohet lisi”, Berisha: Unë kam hallin e shqiptarëve të çlirohen nga frika, nuk ka të bëjë me pushtetin tim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është duke ndjekur të njëjtën strategji për vjedhjen e zgjedhjeve.
Berisha tha se beteja e opozitës është “vota e lirë” e cila duhet t’i kthehet qytetarëve. Më tej ai theksoi se kjo betejë nuk ka lidhje me pushtetin e Sali Berishës as dhe me interesat e tij personale, por është një çështje e cila është jetike për shqiptarët. Sipas tij nëse shqiptarët nuk votojnë atëhere ky vend do të marrë fund.
“Edi Rama po vazhdon me të njëjtën strategji dhe taktikë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe unë po e ndjek. Unë po e ndjek dhe e konsideroj si një mision më të rëndësishmit që mund të bëhet. Ne duhet ti rikthejmë votën shqitparëve. Nuk është çështje e pushtetit të Sali Berishës, nuk është çështje interesi, është çështje e jetike e shoqërisë shqiptare. Ose do të votojnë ose do të dizintegrohen totalisht dhe do të marrë fund ky vend, gjë që nuk meriton”, tha Berisha, teksa më tej shtoi se betejat e opozitës për rrëzimin e Edi Ramës do të vazhdojnë.
“Me një të rënë nuk rrëzohet lisi. Që kshu a e tronditi kjo? E ka tronditur. Unë kam hallin e shqiptarëve të çlirohen shqiptarët nga frika, ndrojtja. Do vazhdohet kjo. Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që ai bën bën ëpr të grabitur zgjedhjet, opozitën”, shtoi ai.