Militanti i shkon me një portret në takim Berishës: Doja ta bëja sa një derë të blinduar, por ai më tha boll e ka të vogël

Sali Berisha është surprizuar nga një simpatizant në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet.

Njëri prej tyre kishte përgatitur një portret të Berishës ku shkruhej: “Nder i kombit, hero i gjallë”.

Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

“Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”, tha demokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT