“Nis orteku që merr përpara çdo gjë”, Braçe reagon pas deklaratës së Berishës: Ka ardhur dita që t’i tregohet ligji

Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku foli për aktualitetin politik duke nisur nga primaret në PD e deri te protesta e opozitës në 12 nëntor. Lidhur me aksionin opozitar, Berisha tha se në 12 nëntor do të ketë një ortek që merr përpara çdo gjë.
Për kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe i cili tha përpjekjet e Berishës janë për të destabilizim të Ballkanit.
Braçe shkruan se nëse do cënohen institucionet në 12 nëntor dhe do ketë dhunë, atëherë Berisha do përballet me ligjin.
“Lajmet e mengjesit mbi deklaratat e dhunshme te Salih Berishes dje ne mbremje!
Tre gjera dua te them;
Pergatitja e Salih Berishes per dhune gjate kesaj jave ne Tirane, kunder qytetareve e kunder institucioneve, eshte vetem kaq, përpjekje për dhunë, por e perputhur germe per germe me perpjekjen e serbëve në Kosovë, ekstremisteve serbe ne Kosove e Serbi, per te destabilizuar Kosovën, Serbinë, Ballkanin;
Sali Berisha dhe ata, jane nje, jane bashke, perhere ne momente te tilla!
Kjo perpjekje per dhune, ndodh fare pak dite para, nje takimi historik, mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ketu ne Tiranë e ku rolin udheheqes e kemi ne, Shqipëria!
Pas kaq shume ngjarjes-mes tyre edhe me sukses ne destabilizim, pas kaq kohesh pengmarrje te vendit, jetes se njerezve permes dhunës, deri vrasjeve, ka ardhur dita qe Salih Berishës ti tregohet ligji;
Ka precedent per te, e ka krijuar ai qe ka ne krah!”, shkruan deputeti socialist.