“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/ Brenda shtëpisë së 52-vjeçarit në Tiranë, që “burgosi” familjen për 6 vite (FOTOT)

Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u zbulua në Tiranë ku në një banesë pranë bregut të lumit, 52-vjeçari Xherxh (Gjergj) Laçi mbante të ngujuar në banesë prej 6 vitesh, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Laçi, një radikalist fetar ushtronte dhunë sistematike ndaj familjarëve dhe nuk i linte ata të dilnin nga ambientet e shtëpisë.

Raportohet se kanë qenë familjarët e gruas ata  që kanë denoncuar në polici rastin duke rrëfyer atë që ndodhte në banesën e 52-vjeçarit.

Kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar djemve, 15 dhe 17-vjeç të largohen pas e terrorizuar për atë që mund të ndodhte.

Më pas ajo u ka treguar policisë dhe armët të cilat 52-vjeçari i përdorte për t’i dhunuar për vite me radhë.

Siç shihet dhe fotoja e mëposhtme, radikalisti përdorte thika, thupra dhe rrip për të rrahur dhe dhunuar familjarët.

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

“Përdorte thika, thupra dhe rrip për të na rrahur”/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT