Primaret e Rithemelimit/ Nga Alimehmeti. Jul Deda e Kalaja: Kush janë 7 kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranës

“Rithemelimi” ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës. Albana Vokshi ka njoftuar nga selia blu se janë shtatë emra, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Ata janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda. Kandidati që do arrijë të marrë fitoren do garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit përballë Erion Veliajt.
Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave ndërsa procesi i mbajtjes së primareve pritet të mbyllet brenda nëntorit.